Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka shkruar pas humbjes së Viktor Orban në Hungari.
Ajo tha se Orban u ndëshkua me votë nga qytetarët për politikat e tij jo demokratike dhe anti BE, duke kërkuar nga Bashkimi Evropian të ndyrshojë qasje ndaj politikanëve si ai.
Tutje ajo tha se afërsia e Orban me Putinin dhe Vuçiqin, sot u bë goditje ndaj keqorientimit të tij politik.
“Sot mori fund pushteti 16 vjeçar i Viktor Orban në Hungari. Ai u ndëshkua me votë nga qytetarët për politikat e tij jo demokratike dhe anti BE. Afërsia e Orban me Putinin dhe Vuçiqin, sot u bë goditje ndaj keqorientimit të tij politik. Në anën tjetër, BE-ja është treguar e shqetësuar me çfarë po ndodhë në Serbi dhe se Komisioni Evropian po vlerëson nëse i përmbushë ende kriteret për të marrë fonde nga instrumentet financiare të BE-së. A po vjenë koha kur do të shohim një qasje ndryshe të BE-së ndaj atyre që po e shkelin demokracinë dhe po rrezikojnë stabilitetin e vendeve tona”, ka shkruar ajo në Facebook. /Gazeta Express