Fundi i një përvoje ngazëllyese - Gazeta Express
string(31) "fundi-i-nje-pervoje-ngazellyese"

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

22/11/2021 11:07

Fundi i një përvoje ngazëllyese

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

22/11/2021 11:07

Pavarësisht nisjes së ndalimit të keqpërdorimeve në institucione, leximi i gabuar i situatës në terren, nga pozita e pozitës, moskomunikimi i duhur me aktivistin qytetar e qytetarin aktivist, kandidatë e oferta programesh jo serioze, mund të jenë veçse disa nga arsyet e rezultatit zhgënjyes për Lëvizjen, së cilës në asnjë rrethanë nuk i lejohet të tëhuajësojë tej vetes arsyet e këtij dështimi

Fisnik Dragusha


Zgjedhjet e balotazhit zbuluan emrat e njerëzve qe mësyen të udhëheqin me komunat. Varëisht nga kampi, interpretimet pas rezultatit të balotazhit nuk mungonjnë.
Partia Demokratike e Kosovës arriti një rezultat të mirë, megjithëse me një ndryshim pothuajse formal, prapë arrin ta mbaj frymën e krerëve që ndodhen në Hagë.
Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila më 14 shkurt, kishte rezultatin më të dobët në historinë e garës politike ne zgjedhje, arrin të bëj një rikuperim, duke gërshetuar përvojën dhe profesionalizmin, duke demonstruar edhe një hap të guximshëm, duke përdorur edhe spekulimin, si mekanizëm i pashmangshëm dhe mëse i nevojshëm në këtë kohë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mbetet një forcë e respektueshme në nivel komunal.
Ajo që ngjallë debat, sigurisht që është Lëvizja Vetëvendosje! Shkaqet për këtë janë të shumta, por nje pikë shumë e rëndësishme është nevoja imediate që i shfaqet para vetes për trasnformim nga një levizje shumë dinamike, me numër të lartë aktivistësh, në një parti politike të zakonshme.
Lidhja përtej interesit vetanak, ishte e madhe, sepse ideali i aktivistëve tejkalonte ate. Lëvizja përbënte një lidhje të madhe e të fortë, e bashkimi rreth saj nuk bëhej për t’u ndjerë më te sigurtë, por për një vizion të përbashkët për të mirën shoqërore emancipuese. Ky përbën edhe fundin e një përvoje ngazëllyese. Ky fund vjen nga kalimi në stadin tjetër, në afrinë me pushtetin dhe në pamundësinë e vazhdimit të sjelljes se njëjte me periudhën opozitare.
Megjithëse ky transformim nuk është i thjeshtë, për faktin se nuk është përjetuar si përvojë, kjo nuk duhet ta bëj vetmitare as Lëvizjen dhe as aktivistin. Për Lëvizjen do të angazhohet profesionisti, ndersa për akvitivistin qytetar do të angazhohet sistemi. Me këtë nuk synohet egoizmi, e as nuk do të duhej. Kjo mëton të shtyj individualen dhe individin e iluminuar që çon në dobi të ndersjellë me shoqëroren.
Sot sheshazi vihet re mungesa e atij aktivisti që dikur nuk kursente asgjë nga vetja për Lëvizjen. Entuziazmi dhe ngrohtësia me gjasë janë fashitur, për t’i lënë vend agjensive të specializuara të marketingut, të cilat nuk arritën ta kuptojnë Lëvizjen aq mirë, si aktivisti dikur.
Tashmë politika ka zbritur nga stadi i predikimit, në nivel të menaxhimit dhe qeverisjes, dhe në këtë sens duhet kapur ritmin, në mënyrë që te deportohet në kërkesat praktike të qytetarëve, ku nuk zënë vend temat me përmbajtje nacionale dhe globale.
Fushata e kandidatit Arben Vitija, është dëshmi e një shkëputje të natyrshme nga angazhimi i aktivistëve. Në këtë mënyrë ajo ishte inerte, pa kreavitet, dhe me doza arrogance. Mungonte aktivisti/komunikimi, ai që ndërtonte urat e përçimit të mesazhit tek audienca.
Anipse sipas Lëvizjes, Arben Vitija, ishte ministri thuajse më i mirë në rajon në menaxhimin e pandemisë,  kandidati thuajse më i mirë për të udhëhequr kryeqytetin, ishte menaxheri thuajse më i vendosur dhe i pavarur, gjithçka mbeti në termat e “thuajse”.
Pavarësisht nisjes së ndalimit të keqpërdorimeve në institucione, leximi i gabuar i situatës në terren, nga pozita e pozitës, moskomunikimi i duhur me aktivistin qytetar e qytetarin aktivist, kandidatë e oferta programesh jo serioze, mund të jenë veçse disa nga arsyet e rezultatit zhgënjyes për Lëvizjen, së cilës në asnjë rrethanë nuk i lejohet të tëhuajësoj tej vetes arsyet e këtij dështimi!
Fisnik Dragusha