Fundi i mandatit të Osmanit, deputetja britanike: Gabim të humbet një lider i kalibrit të saj në kohë jostabiliteti - Gazeta Express
string(114) "fundi-i-mandatit-te-osmanit1-deputetja-britanike-gabim-te-humbet-nje-lider-i-kalibrit-te-saj-ne-kohe-jostabiliteti"

Lajme

Gazeta Express

04/04/2026 18:55

Fundi i mandatit të Osmanit, deputetja britanike: Gabim të humbet një lider i kalibrit të saj në kohë jostabiliteti

Lajme

Gazeta Express

04/04/2026 18:55

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka shkruar për punën e presidentes Vjosa Osmani, e cila përfundoi sot mandatin e saj pesëvjeçar.

Kearns, duke lavdëruar punën e Osmanit, tha se është kohë e gabuar për humbjen e një lidereje të kalibrit të saj.

“Sot, Presidentja Vjosa Osmani përfundon mandatin e saj. Ajo i dha Kosovës një zë të respektuar dhe e ngriti pozitën e saj në arenën ndërkombëtare. Mbi të gjitha, ajo mbrojti kauzën e vendit të saj me aftësi të jashtëzakonshme dhe me një dashuri të madhe për njerëzit që i shërbeu. Zemra e saj reflektohej në gjithçka që bënte. Në një moment të paqëndrueshmërisë së theksuar në Ballkanin Perëndimor, kjo është pikërisht koha e gabuar për të humbur një lidere të kalibrit të saj. Kosova ka nevojë për vendosmërinë dhe aftësinë për të ndërtuar ura që ajo demonstroi. I uroj Presidentes Osmani çdo sukses në të ardhmen”, ka shkruar ajo./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement