Fund dramatik me tre gola dhe karton të kuq në shtesa, Real Madridi eliminon Dortmundin - Gazeta Express
string(86) "fund-dramatik-me-tre-gola-dhe-karton-te-kuq-ne-shtesa-real-madridi-eliminon-dortmundin"

Futboll

Gazeta Express

06/07/2025 0:00

Fund dramatik me tre gola dhe karton të kuq në shtesa, Real Madridi eliminon Dortmundin

Futboll

Gazeta Express

06/07/2025 0:00

Real Madridi është gjysmëfinalisti i katërt dhe i fundit në Kupën e Botës për Klube.

“Los Blancos” triumfuan 3:2 në çerekfinale ndaj Borussia Dortmundit, shkruan Gazeta Express.

Madrilenët e kryen detyrën qysh në pjesën e parë, ku i realizuan dy gola.

Fillimisht, Gonzalo Garcia shënoi bukur në minutën e 10-të, pas asistimit nga Arda Guler.

E 10 minuta më vonë, Garcia tjetër, Fran Garcia shënoi për 2:0, pas asistit të bukur nga Trent Alexander-Arnold.

Gjithçka ishte qetë deri në minutat shtesë të ndeshjes, aty ku drama arriti kulminacionin.

Në minutën e dytë shtesë, Beier shënoi për Dortmundin për të ngushtuar rezultatin.

Megjithatë, Mbappe me një gol volej shënoi për 3:1 dy minuta më pas.

E në minutën e tetë shtesë, Dean Huijsen u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrjen që shkaktoi ndaj Guirassyt, i cili më pas e shndërroi në gol për 3:2

Kësisoj Real Madridi vazhdon tutje, teksa në gjysmëfinale do të përballet me kampionin e Europës, Paris Saint-Germain, që para disa orëve e eliminoi Bayern Munichun. /Gazeta Express/