Pas katër fitoreve rresht, Manchester United pësoi humbje sot në Premierligë.
Skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag pësoi në shtëpi ndaj Fulhamit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të, shkruan Gazeta Express.
Përballja e luajtur në “Old Trafford” përfundoi me rezultatin 1:2, me mysafirët që siguruan pikët e plota në fundin e ndeshjes.
Fulhami kaloi fillimisht në epërsi me golin e Calvin Bassey (65′), teksa “Djajtë e Kuq” barazuan shifrat përmes Harry Maguire (89′).
Gjithsesi, në vazhdim ishte Alex Iwobi (90+7′) që shënoi për fitoren e “Cottagers”.
Fulhami pas kësaj fitore ka 32 pikë dhe ndodhet në pozitën e 13-të.
Manchester United mbetet i gjashti me 44 pikë. /Gazeta Express/