Fukran Saliu - Bilall Kasamit: Po dukeni vetëm si kryetar i degës së VMRO-së në Tetovë - Gazeta Express
string(83) "fukran-saliu-bilall-kasamit-po-dukeni-vetem-si-kryetar-i-deges-se-vmro-se-ne-tetove"

Maqedoni

Gazeta Express

06/09/2025 13:46

Fukran Saliu – Bilall Kasamit: Po dukeni vetëm si kryetar i degës së VMRO-së në Tetovë

Maqedoni

Gazeta Express

06/09/2025 13:46

Pas deklaratave të kryeministrit Hristjan Mickoski, njëherazi edhe kryetar i partisë më të madhe në qeveri, VMRO-DPMNE-së, ku akuzonte partnerët e tij nga Lëvizja Besa se nuk kanë fuqi politike dhe se po hynë në lojë të BDI-së me politika nacionaliste, sot ndaj këtyre akuzave u përgjigj Bilall Kasami i cili tha se është Mickoski ai që po hyn në lojërat e BDI-së, sepse nacionalizmi sipas tij është kartë që po e luan partia e Ahmetit.

Kur u pyet nga gazetarët në lidhje me akuzat e Mickoskit, Kasami u përgjigj:
Shikoni është një e vërtetë që BDI në vazhdimësi po tenton që të na fusë në retorikë nacionaliste Zhvillimet e fundit po tregojnë që ata të vetmen shpresë e kanë në konfliktin ndër etnik që që mund të ndodhë edhe duke ditur që veçanërisht në Tetovë kryetari aktual ka përkrahje po aq sa të shqiptarëve ka edhe të maqedonasve të turqve dhe të romëve dhe prandaj ata po vajtojnë para kësaj eksponentëve të VMOR-së për atë se sa nacionalist qenkemi ne Bilal Kasami është kryetar i komunës të Tetovës dhe gjithë qytetarëve të saj. Bilal Kasami si në këtë lagje ku kryesisht është me shqiptarë e banuar me shqiptarë edhe pjesëtarë të komunitetit Romë po investon por po investon edhe në lagje të tjera të cilat janë pjesën më të madhe të banuara me Maqedonas me Romë dhe të gjitha komunitetet Deri se jam kryetar i Tetovës do të angazhohem për gjithë qytetarët e saj por njëherë është unë jam pjesë e qeverisë ku përfaqësoj shqiptarët dhe sigurisht që në momente të caktuara do të ngrejmë tema që kanë të bëjnë me shqiptarët por në asnjë moment këto tema nuk nënkuptojnë se Bilal Kasami është kundër ndonjë komuniteti tjetër Prandaj edhe njëherë bëj ftesë të gjitha eksponentët politikë që të largojnë diskursin e konfliktit ndëretnik të rikthehemi temave lokale ashtu si sot ne po promovojmë një projekt që ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve të banorëve të kësaj lagje këto janë zgjedhje lokale edhe në të ardhmen duhet të punojmë që të zgjidhim problemet që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve Janë zgjedhje lokale temat duhet të jenë lokale dhe mos tentojmë që të keqpërdorim zgjedhjet lokale për të përfituar për ndonjë të them situatë që ka të bëjë me me me me marrëdhëniet ndërhjetnike edhe njëherë Bilal Kasami përkujdeset për të gjithë qytetarët e këtij vendi dhe në asnjë moment nuk do të diskriminojë asnjë grup etnik asnjë individ në komunën e Tetovës dhe edhe njëherë bëj ftesë që temat lokale të jenë ata të cilat do t’i diskutojmë në këtë periudhë para zgjedhore

Por për gazetarin Furkan Saliu, kjo deklaratë e Kasamit tregon se kryetari aktual i Tetovës po bie në grackën e Mickoskit vetëm për disa vota që pretendojnë se VMRO-ja do ua jep në zgjedhjet lokale të tetorit.

Në vijim keni statusin e plotë të Furkan Saliut:

“Prita që z. Kasami t’i përgjigjej Mickoskit për deklaratën e djeshme, por ai, në vend se të përgjigjej, në njëfarë mënyre i kërkoi falje duke u arsyetuar se BDI po e fut në retorikën nacionaliste.

Jeni duke hyrë në grackën e Mickoskit për disa vota, ndërsa pasojat do të jenë afatgjata dhe të dhimbshme për kombin tonë.

Kur Mickoski kërkon të shkarkojë një drejtor shqiptar vetëm pse ka folur në gjuhën shqipe, kjo nuk është nacionalizëm.

Fushata antishqiptare e Mickoskit në zgjedhjet parlamentare nuk ishte nacionaliste.

Sulmi ndaj ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndaj bandenterit dhe balansuesit nuk është nacionalizëm.

Refuzimi për t’i bërë ndryshimet kushtetuese dhe minimi i ardhmërisë evropiane nuk është nacionalizëm.

Z. Kasami, duhet fillimisht t’ia bëni të qartë vetes se çfarë jeni dhe çfarë doni të arrini në politikë. Me këtë konfuzion, po dukeni vetëm si kryetar i degës së VMRO-së në Tetovë” ka shkruar Furkan Saliu.