'Fuego' e Selmanit, problematika të mëdha me qasje minimaliste - Gazeta Express
string(59) "fuego-e-selmanit-problematika-te-medha-me-qasje-minimaliste"

Arte

Gazeta Express

08/11/2021 16:58

‘Fuego’ e Selmanit, problematika të mëdha me qasje minimaliste

Arte

Gazeta Express

08/11/2021 16:58

Në Teatrin Adriana në Ferizaj, të shtunën u dha premiera e shfaqjes Fuego me autor Shpëtim Selmani, regjisor Fadil Hysaj dhe aktorë Bajrush Mjaku e Shpëtim Selmani.

“Fuego” është ndër dramat e pakta në dramaturgjinë bashkëkohore shqiptare, e cila trajton problematika të mëdha me qasje minimaliste dramaturgjike. Ngjarja e kësaj drame ndodhë në një dyqan servisi të pajisjeve të prishura shtëpiake. Një burrë dhe një djalë bien në konflikt rreth kusurit të një pagese prej 3 eurosh, të cilat nuk ka t’ia kthejë burri i cili e ka riparuar ngrohësen FUEGO.

Lexo Edhe:

Shfaqja synon së paku të prek burimet e negativitetit të akumuluar pa pretendimin e gjetjes së shkakut fillestar, pa pretendimin që të japë përgjigje se si duhet të çlirohemi prej atij vreri. Mjafton të evidentohet problemi. Kjo është e pakta që mund të bëhet përmes një vepre arti.
/ Kplus