Ftesa epike e Selin dhe Gimbos për Rogertin, në dasmën e sotme - Gazeta Express
string(61) "ftesa-epike-e-selin-dhe-gimbos-per-rogertin-ne-dasmen-e-sotme"

Rozë

Gazeta Express

05/03/2026 10:49

Ftesa epike e Selin dhe Gimbos për Rogertin, në dasmën e sotme

Rozë

Gazeta Express

05/03/2026 10:49

Edhe vetë “xhaxhi Gerti” u shkri së qeshuri me ftesën që në fakt nuk e ftoi fare në dasmë  Selin dhe Gimbo “kurorëzohen” sonte sipas traditës së “Big Brother VIP Albania”, teksa kanë nisur që mbrëmë të shkëmbejnë puthje pasionante me njëri-tjetrin.  Ata mbajtën mbrëmë “festën e beqarisë”, deri në orët e para të mëngjesit dhe u argëtuan teksa kërcenin e këndonin me konkurrentët e tjerë, duke përfunduar festën edhe me një hedhje të çiftit në pishinë.

Ftesa e dasmës:

I panderuar, jo zotëri, xhaxhi Gerti,

Duke uruar që udhëtimi yt mbrëmë Tiranë-Londër të ketë shkuar mirë, të njoftojmë me keqardhje që ne po martohemi në shtëpinë që ti vendose të lije mbrëmë.

Në këto kushte, jeni i lutur të ndizni TV në dy kanalet BBVA 1 dhe BBVA 2 dhe të ndiqni kurorëzimin e dashurisë sonë.

Urojmë dashuria jonë të të frymëzojë dhe të të bëjë të ndjehesh më pak keq për veten tënde që nuk u bëre njeri i mirë kurrë.

Gjithsesi të përshëndesim nga shtëpia jonë më e famshme, që po ëndërroje të dilje i fundit.

Me shumë urrejtje, shporru!

Gimbo dhe Selin

Teksa Rogerti lexonte ftesën, të pranishëm ishin Miri, Juela dhe Tani, që gjithashtu u shkrinë së qeshuri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement