Aleanca për Ardhmërin e Kosovës nesër do të marrë pjesë në takimin e përbashkët të liderët e partive politike, të ftuar nga kreu i VV-së, Albin Kurti.
Megjithatë, këtë parti nuk do ta përfaqësojë kryetari Ramush Haradinaj. Nga AAK thonë se në vend të tij , në takim shkokon deputetja e betuar, Time Kadrijaj.
Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili.
Ndërkaq, edhe dy partitë tjera, LDK dhe PDK, kanë konfirmuar pjesëmarrjen. PDK-në do ta përfaqësojë kryetari i saj, Memli Krasniqi.