string(61) "ftesa-e-kurtit-per-koalicion-me-ldk-ne-deklarohet-isa-mustafa"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2025 13:54

Ftesa e Kurtit për koalicion me LDK-në, deklarohet Isa Mustafa

Lajme

Gazeta Express

05/05/2025 13:54

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është drejtuar me një letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke shprehur gatishmërinë për një marrëveshje politike mes dy partive, me qëllim të konstituimit të Kuvendit dhe avancimit të legjislaturës së nëntë.

E ish lideri i LDK-së Isa Mustafa  ka pasur një përgjigje fare të shkurtër,  lidhur me letrën e Kurtit drejtuar Abdixhikut.

Mustafa  për “Indeksonline” ka thënë se është Këshilli i përgjithshëm i LDK-së, i cili sipas statutit  vendos për koalicione.

“ Është Këshilli i përgjithshëm i LDK-së i cili sipas Statutit vendos për koalicione”, ka thënë Mustafa