FSSH: Kërkesa e 18-vjeçarit për mbulim të shpenzimeve është refuzuar pasi bëhet fjalë për rehabilitim, e jo mjekim - Gazeta Express
string(112) "fssh-kerkesa-e-18-vjecarit-per-mbulim-te-shpenzimeve-eshte-refuzuar-pasi-behet-fjale-per-rehabilitim-e-jo-mjekim"

FSSH: Kërkesa e 18-vjeçarit për mbulim të shpenzimeve është refuzuar pasi bëhet fjalë për rehabilitim, e jo mjekim

Maqedoni

Gazeta Express

21/02/2024 10:49

Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë së Veriut ka sqaruar vendimin e tyre për të mos mbuluar harxhimet e mjekimit jashtë vendit për 18-vjeçarin, i cili ditë më parë me helikopter u dërgua për në Vjenë të Austrisë.

Nga FSSH thonë se kërkesa për Leonid Indov është refuzuar si e pabazë, pasi nuk bëhet fjalë për referim për mjekim jashtë vendit, por për kryerjen e shërbimit shëndetësor rehabilitues si trajtim të zgjatur spitalor.

Lexo Edhe:

Nga aty shtojnë se vendimet për realizimin e të drejtave nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor i të siguruarve i miraton Fondi në përputhje me rregulloret dhe rregullat ligjore.

“Kërkesa e personit të siguruar B.I nga Shkupi, për fëmijën e tij L.I për referim për mjekim jashtë vendit është refuzuar si e pabazë sepse nuk është referim për mjekim jashtë vendit, por për kryerjen e shërbimit shëndetësor rehabilitues mjekësor si trajtim spitalor i zgjatur. Rehabilitimi mjekësor si trajtim i zgjatur spitalor është siguruar nga Fondi për personat e siguruar në objektet shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut me të cilin ka lidhur marrëveshje”.