Tre kadetë kanadezë marrin pjesë në ushtrimin 36-orësh të FSK-së në Kosovë - po vijojnë studimet në QSU për një semestër - Gazeta Express
string(118) "tri-kadete-kanadeze-marrin-pjese-ne-ushtrimin-36-oresh-te-fsk-se-ne-kosove-po-vijojne-studimet-ne-qsu-per-nje-semester"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 10:35

Tre kadetë kanadezë marrin pjesë në ushtrimin 36-orësh të FSK-së në Kosovë – po vijojnë studimet në QSU për një semestër

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 10:35

Qendra për Studime Universitare (QSU) ka realizuar me sukses një ushtrim 36-orësh fushor, gjatë të cilit kadetët zhvilluan trajnim praktik në operacione mbrojtëse.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet se gjatë ushtrimit, kadetët u angazhuan në një sërë detyrash operative, përfshirë fortifikimin e pozicioneve mbrojtëse, operacione zbulimi dhe mbrojtjen e zonës.

“Pjesë e këtij ushtrimi ishin edhe tre kadetë nga Kolegji Mbretëror “Saint-Jean” i Kanadasë, të cilët po vijojnë studimet në QSU për një semestër. Ky aktivitet shërbeu për rritjen e gatishmërisë profesionale dhe përmirësimin e aftësive taktike të kadetëve, duke dëshmuar përkushtimin e QSU-së në përgatitjen cilësore të kuadrove të ardhshme”, thuhet në postim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement