FSK po realizon ushtrimin fushorë “Ujku Shigjetë” - Gazeta Express
string(47) "fsk-po-realizon-ushtrimin-fushore-ujku-shigjete"

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 14:07

FSK po realizon ushtrimin fushorë “Ujku Shigjetë”

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 14:07

Forca e Sigurisë së Kosovës është duke realizuar ushtrimin fushorë “Ujku Shigjetë”, në kuadër të parapërgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore.

Ky ushtrim ka për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të FSK-së, të cilët po dëshmojnë disiplinë, profesionalizëm dhe përkushtim në përmbushjen e misionit dhe detyrave të tyre.

Me këtë ushtrim, FSK afirmon gatishmërinë dhe aftësinë për të përmbushur misionin e një force profesionale në shërbim të vendit dhe qytetarëve.