string(82) "fsk-po-operon-ne-ushtrimet-shumekombeshe-ne-shqiperi-kroaci-dhe-maqedoni-te-veriut"

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 14:13

FSK po operon në ushtrimet shumëkombëshe në Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni të Veriut

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 14:13

Pjesëtarët e FSK-së po demonstrojnë kapacitetet ushtarake në  “Defender Europe 25” në Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni të Veriut, ka bërë të ditur ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ai ta se kontingjente të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke operuar në ushtrimin shumëkombësh “Defender Europe 25” krahas shteteve partnere në Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni të Veriut.

“Në Kroaci pjesë e ushtrimit është Togu Xhenier Luftarak i cili i është bashkuar Brigadës së Mekanizuar të Forcave të Armatosura Kroate dhe elemente të Inteligjencës, në Shqipëri FSK operon me kapacitete luftarake të këmbësorisë krahas vendeve partnere ndërsa në Maqedoni të Veriut është i angazhuar Togu i Mortajave si dhe Policia Ushtarake. Kontingjentet e FSK-së janë duke zhvilluar operacione të mobilitetit të cilat dëshmojnë nivel të lartë profesionalizmi dhe përkushtimi në përmbushjen e detyrave dhe misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.

Ai tha se pjesëmarrja e FSK-së në “Defender  Europe 25” mundëson testimin e kapaciteteve dhe ndërveprueshmerinë me partnerët ndërkombëtarë dhe shtoi se kjo tregon “përkushtimin ndaj standardeve të NATO-s dhe angazhimin e saj në ruajtjen e paqes dhe sigurisë”./Express/

aaaaa