FSK pajiset me autoblinda amerikanë, MM: I kemi pranuar disa, pritet të pranojmë edhe disa të tjera - Gazeta Express
string(96) "fsk-pajiset-me-autoblinda-amerikane-mm-i-kemi-pranuar-disa-pritet-te-pranojme-edhe-disa-te-tjera"

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 14:38

FSK pajiset me autoblinda amerikanë, MM: I kemi pranuar disa, pritet të pranojmë edhe disa të tjera

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 14:38

Ministria e Mbrojtjes e ka konfirmuar se kanë marrë disa autoblinda, prodhim të SHBA’së.

Zëdhënësja e MM’së, Liridona Gashi, tha për Express se këta autoblinda janë prokuruar bazuar në planin bilateral të blerjeve shtet më shtet.

Ajo ka shtuar se pritet të marrin edhe disa të tjerë.

“Konfirmojmë se kemi pranuar disa autoblinda, prodhim i ShBA, të cilat janë prokuruar bazuar në planin bilateral  të blerjeve shtet më shtet, miratuar paraprakisht, dhe pritet të pranojmë edhe disa të tjera deri në përfundim të këtij aktiviteti të blerjeve. Këto janë informacionet të cilat mund të ndajmë me publikun në këtë fazë.” /GazetaExpress/