Pasi është pyetur se a do t’i zbatojë zotimet e Osmanit e dhëna në Bordin e Paqes, Kurti pa përmendur Presidenten e as organizatën e Trump ka thënë se ai kishte dhënë lejen që Ministri Ejup Maqedonci dhe Komandanti Bashkim Jashari të shkojnë në Doha të Katarit për të diskutuar pjesëmarrjen e FSK’së në ISF në Gaza.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka treguar se Kosova ka shprehur interes që të marrë pjesë në këtë forcë stabilizuese ndërkombëtare, duke shtuar se edhe Kosova ka përfituar në vitin 1999 nga forcat ndërkombëtare.
Ai tha se kjo forcë stabilizuese është pak a shumë e ngjashme me UNMIK dhe KFOR-in në Kosovë paslufte.
Kurti tha se në këtë çështje ka shumë hollësi që më shumë merren Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Brendshme.
“Ministri i Mbrojtjes në mandatin e kaluar dhe nga komandanti i Ushtrisë sonë Gjeneral Bashkim Jashari, nga unë është kërkuar në vitin e kaluar leja për të shkuar në një konferencë në Doha të Katarit lidhur me forcën ndërkombëtare stabilizuese për Gaza”, ka thënë Kurti ndër tjerash. /Gazeta Express