Ekipi i FSK’së është dekoruar me medaljen e argjendtë në garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar, njofton ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
“FSK në një nga garat më sfiduese në botë “Cambrian Patrol” të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar, arriti të dekorohet me medaljen e Argjendtë në mesin e 118 ekipeve, 35 ekipe ndërkombëtare nga 33 shtete të ndryshme të botës. Ekipi i FSK-së nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore gjatë garës ka treguar angazhim të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm të lartë duke arritur Medaljen e Argjendtë. Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon me sukses pjesëmarrjen në aktivitetet ndërkombëtare.”
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...