FSK hap konkurs për akademinë ushtarake në SHBA - Gazeta Express
string(47) "fsk-hap-konkurs-per-akademine-ushtarake-ne-shba"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 7:28

FSK hap konkurs për akademinë ushtarake në SHBA

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 7:28

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka njoftuar se së shpejti do të hapet konkursi për pranimin e kadetëve në Akademitë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për vitin akademik vijues.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 25 gusht 2025 deri më 8 shtator 2025. Të gjithë të interesuarit që plotësojnë kriteret e nevojshme janë të ftuar të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar.

Kushtet dhe kriteret e konkursit mund t’i gjeni në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes: https://mod.rks-gov.net/Page/16

Ministria e Mbrojtjes inkurajon të rinjtë dhe të rejat me përkushtim dhe aspirata për shërbim ushtarak profesional të shfrytëzojnë këtë mundësi të veçantë për edukim dhe zhvillim në njërën nga akademitë më prestigjioze në botë.