FSHZH nënshkruan kontratën për instalacionin 3.6 milionë euro në oborrin e Kryeministrisë! - Gazeta Express
string(89) "fshzh-nenshkruan-kontraten-per-instalacionin-3-6-milione-euro-ne-oborrin-e-kryeministrise"

Shqiperi

Gazeta Express

29/05/2023 9:42

FSHZH nënshkruan kontratën për instalacionin 3.6 milionë euro në oborrin e Kryeministrisë!

Shqiperi

Gazeta Express

29/05/2023 9:42

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nënshkruar tashmë kontratën me kompaninë “Fusha” e cila ishte fituese e tenderit për instalacionin “Parku Eden” që do të ndërtohet brenda Kryeministrisë.

Në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik u bë njoftimi se tashmë kontrata është lidhur dhe kompania do ta ndërtojë këtë objekt me një fond 398 milionë lekë apo rreth 3.6 milionë euro sipas ofertës që bëri gjatë garës së zhvilluar.

Lexo Edhe:

Instalacioni i Kryeministrisë mori vëmendje të gjerë sidomos vitin e shkuar kur në fund të gushtit Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli procedurën me objekt instilacion me strukturë druri në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë, “Parku Eden”.

Ky shpenzim në atë kohë u cilësua i tepërt në kushtet kur vendi po përballej me shpenzime të shumta për energjinë ndërkohë që po diskutohej vendosja e fashës 800 KWh të energjisë. Teksa reagimet e shumta publike bënë që procedura të pezullohej përkohësisht ajo u vijua duke u mbyllur në janar të këtij viti.

/Gazeta Express