FSHF-ja ndan tre milionë euro për klubet, Taulant Hodaj e ‘godet’ FFK-në - Gazeta Express
string(69) "fshf-ja-ndan-tre-milione-euro-per-klubet-taulant-hodaj-e-godet-ffk-ne"

Sport

Gazeta Express

28/06/2025 15:51

FSHF-ja ndan tre milionë euro për klubet, Taulant Hodaj e ‘godet’ FFK-në

Sport

Gazeta Express

28/06/2025 15:51

Ish-sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, ka reaguar ashpër përmes një postimi publik, ku krahasoi mënyrën e menaxhimit të futbollit mes Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Hodaj përgëzoi vendimin e FSHF-së për të shpërndarë 3 milionë euro shtesë për klubet e Superiores dhe Kategorisë së Parë, si rezultat i të hyrave nga komercializimi.

Ai thekson se kjo arritje bëhet edhe më domethënëse duke marrë parasysh se Shqipëria nuk ka as Ligj për Sponsorizime dhe as lehtësi tatimore, ndryshe nga Kosova që ka të dyja.

Në anën tjetër, Hodaj e konsideron të papranueshme që mbi 90% e të hyrave të FFK-së vijnë nga fondet standarde të UEFA-s dhe FIFA-s, ndërkohë që të hyrat vetanake nuk arrijnë as 5%. Sipas tij, asnjë federatë tjetër në Evropë nuk funksionon me këtë nivel varësie.

Ai renditi disa nga dështimet më të mëdha të FFK-së:

“Mungesë vizioni dhe profesionalizmi në udhëheqje; Pashfrytëzim të Ligjit për Sponsorizime – një ndër më të avancuarit në Europë; Dështim në krijimin e partneriteteve me sektorin publik dhe privat; Mungesë mbështetjeje për klubet, infrastrukturën dhe zhvillimin profesional; Kosova – potencial i shpërdoruar”, shkruan ai në postim.

Hodaj thekson se Kosova ka baza të forta për zhvillim:

“Futbolli është sporti më masiv në vend

Kosova është djep i talenteve me futbollistë të formuar në akademitë evropiane

Klube me histori dhe përvoja në garat evropiane

Infrastrukturë ligjore më e avancuar se në Shqipëri”

Sipas Hodajt, derisa Shqipëria ndërton stadiume moderne, organizon finale evropiane dhe mbështet klubet pa ndihmën e shtetit, Kosova po ngec, pa transparencë dhe pa drejtim të qartë.

“Kosova dhe futbolli i saj meritojnë më shumë – për shtetin, për talentët, për klubet dhe për të ardhmen që po shpërdorohet,” përfundon Hodaj./GazetaExpress/