FSHF-ja e rrit mbështetjen financiare me 3 milionë euro për klubet e Superiores dhe të Kategorisë së Parë - Gazeta Express
string(105) "fshf-ja-e-rrit-mbeshtetjen-financiare-me-3-milione-euro-per-klubet-e-superiores-dhe-te-kategorise-se-pare"

Futboll

Gazeta Express

27/06/2025 12:10

FSHF-ja e rrit mbështetjen financiare me 3 milionë euro për klubet e Superiores dhe të Kategorisë së Parë

Futboll

Gazeta Express

27/06/2025 12:10

Federata e Futbollit ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit profesionist në vend, duke vendosur për një rritje të konsiderueshme të mbështetjes financiare për klubet e “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë.

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njoftoi këtë vendim, duke e konsideruar si një hap të rëndësishëm, me të ardhurat që do të vijnë nga komercializimi.

“Do të rrisim me 30% të ardhurat nga komercializimi dhe, në vitin 2026, do të shpërndajmë 3 milionë euro për klubet e Kategorisë Superiore dhe të Parë, si mbështetje direkte financiare për përmirësimin e funksionimit të tyre”, – u shpreh Presidenti Duka gjatë fjalës së tij në Asamble.

Mbështetja financiare do të shpërndahet gjatë periudhës ndërmjet dy asambleve dhe përbën një hap të rëndësishme për rritjen e standardeve në menaxhimin e klubeve, rritjen e cilësisë së garës dhe krijimin e kushteve më të mira për lojtarët, trajnerët dhe stafet teknike.