Fshati Olimpik në Japoni stoliset me flamuj të Kosovës në prag të fillimit të Lojërave Olimpike - Gazeta Express
string(95) "fshati-olimpik-ne-japoni-stoliset-me-flamuj-te-kosoves-ne-prag-te-fillimit-te-lojerave-olimpike"

Sporte tjera

Gazeta Express

21/07/2021 9:30

Fshati Olimpik në Japoni stoliset me flamuj të Kosovës në prag të fillimit të Lojërave Olimpike

Sporte tjera

Gazeta Express

21/07/2021 9:30

Ndërtesa në Fshatin Olimpik në Japoni, ku do të vendoset një pjesë e ekipit olimpik të Kosovës është stolisur me flamuj kosovar, dy ditë para hapjes së Lojërave Olimpike Tokio 2021.

Ekipi i xhudos, tek i cili Kosova i mban shpresat më të mëdha për medalje olimpike, do të vendoset sot në Fshatin Olimpike, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përveç ekipit olimpik të xhudos, aty do të vendoset edhe ekipi i boksit i Kosovës.

Ekipi olimpik i xhudos, i përbërë nga Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova dhe i udhëhequr nga trajneri Driton Kuka, mbërriti në Japoni më 21 korrik.

Xhudistët kryen përgatitje në Komunën e Sanjos një javë dhe tani do të vendosen Fshatin Olimpik para fillimit të garave.

Kosova do të marrë pjesë në Olimpiadë me 11 garues, prej tyre 6 me norma olimpike dhe 5 me ftesa.

Kosova synon që të paktën ta përsërisë suksesin e Lojërave Olimpike 2016 në Rio, kur Majlinda Kelmendi u fut në historinë e vendit duke u bërë garuesja e parë, burrë apo grua, që fiton medalje olimpike. Ajo e fitoi të artën në xhudo. /Gazeta Express/