Fshati i Gjakovës merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, krahasohet për dekorimin e fundvitit me Nju Jorkun dhe Moskën - Gazeta Express
string(118) "fshati-i-gjakoves-merr-vemendjen-e-mediave-nderkombetare-krahasohet-per-dekorimin-e-fundvitit-me-nju-jorkun-dhe-mosken"

Fshati i Gjakovës merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, krahasohet për dekorimin e fundvitit me Nju Jorkun dhe Moskën

Lajme

Gazeta Express

02/12/2020 20:06

Fshati Pjetërshtan i cili gjendet pak kilometra larg Gjakovës i cili çdo fund vit dekorohet dhe kthehet në një pamje magjike ka marrë edhe vëmendjen e mediave botërore.

Euronews i ka kushtuar një kronikë, dekorimit të Pjetërshtanit për Krishtlindje dhe Vit të Ri.

Lexo Edhe:

Ata madje e kanë krahasuar dekorimin e këtij fshati me pamjen e mrekullueshme që merr Nju Jork dhe Moska për festat e fundvitit.

Si çdo vit edhe këtë vit banorët e kanë stolisur hapësirën rreth famullisë, dhe kjo gjë e ka bërë fshatin piktoresk.

Me pamjen e mrekullueshme që merr në fundvit Pjetërshtani është një ide e mirë për ta vizituar dhe shijuar dekorimin e tij përrallor.