Fruti që ndihmon në largimin e stresit - Gazeta Express
string(38) "fruti-qe-ndihmon-ne-largimin-e-stresit"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

27/06/2022 18:56

Fruti që ndihmon në largimin e stresit

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

27/06/2022 18:56

A mund të na ndihmojë dieta të përballojmë stresin dhe depresionin?

Sipas ekspertëve, mundet. Ekziston një frut që mund t’ju relaksojë dhe të ngrejë humorin, në mënyrën më të këndshme. Bëhet fjalë për bananen, e cila i siguron trupit energjinë e nevojshme dhe është e pasur me lëndë ushqyese.

Lexo Edhe:

Ka shumë fibra dhe e furnizon trupin me vitamina A, B, C, E si dhe me mikroelemente po aq thelbësore si kaliumi (mbulon 25% të nevojave ditore të trupit tonë për kalium), hekur, kalcium, selen, zink, magnez. Banania përmban triptofan, një lëndë ushqyese e vlefshme që shndërrohet në serotonin në trup.

Kjo e fundit, nga ana tjetër ka aftësinë të na qetësojë, të na relaksojë dhe të na ngrejë humorin. Gjithashtu rrit energjinë në trup. Hulumtimet tregojnë se dy banane sigurojnë energji të mjaftueshme për një stërvitje intensive prej 90 minutash. Nuk është rastësi që atletët hanë banane para çdo gare apo stërvitje.

Rekomandohet për ata që kanë anemi, pasi ka një përmbajtje të lartë hekuri, ndërsa mund të stimulojë prodhimin e hemoglobinës në gjak. Gjithashtu, redukton rrezikun e presionit të lartë të gjakut. /abcnews.al