Front Online: Kurti, Gërvalla, Vitia, Sveçla dhe Çeku e nisin vitin keq me investime kapitale - Gazeta Express
string(89) "front-online-kurti-gervalla-vitia-svecla-dhe-ceku-e-nisin-vitin-keq-me-investime-kapitale"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 8:33

Front Online: Kurti, Gërvalla, Vitia, Sveçla dhe Çeku e nisin vitin keq me investime kapitale

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 8:33

Për 6-muaj dy nga Ministritë më të rëndësishmë të vendit, përkatësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministria e Ekonomisë kanë shpenzuar vetëm 1% të buxhetit të planifikuar për këtë vit për investime kapitale.

Hiç më shumë se ministrat Hajdari dhe Rizvanolli nuk kanë punuar as ministri i Bujqësisë Faton Peci, por as kryeministri Albin Kurti, të cilët e kanë shpenzuar vetëm 2% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale.

Ministria e Jashtme, të cilën e udhëheq Donika Gërvalla, ka shpenzuar për gjysmë viti vetëm 3% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale, ndërsa Ministria e Shëndetësisë që udhëhiqet nga Arben Vitia për 6 muaj ka shpenzuar 8 për qind të buxhetit për investime kapitale.

Ministria e Brendshme që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla ka shpenzuar 13% të buxhetit, ndërsa Ministria e Kulturës e Hajrullah Çekut  ka shpenzuar veç 17 % të buxhetit./Front Online