Front i përbashkët opozitar? Krasniqi: I panevojshëm, s'ka më formula të PAN'it - Gazeta Express
string(74) "front-i-perbashket-opozitar-krasniqi-i-panevojshem-ska-me-formula-te-panit"

Lajme

Gazeta Express

25/01/2023 21:02

Front i përbashkët opozitar? Krasniqi: I panevojshëm, s’ka më formula të PAN’it

Lajme

Gazeta Express

25/01/2023 21:02

Lideri i PDK’së,  Memli Krasniqi ka folur për thirrjen që lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj ka bërë, për krijim e një fronti të përbashkët opozitar kundër kryeministrit Albin Kurtit.

Krasniqi në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka thënë se një ide e tillë është e panevojshme, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Sa i përket ideve për fronte të përbashkëta, PDK e ka identitetin e vet. Jemi në një rrugëtim, i cili ka vetëm një qëllim, rimarrjen e besimit të qytetarëve për PDK, pa bërë asnjë kompromis për atë se cfarë do të ofrojmë si alternativë qeverisëse në të ardhmen.

Idetë tjera të bashkimeve potenciale të forcave politike nuk i shoh aspak të nevojshme në këtë moment, pasi që secili e ka rrugën e vet dhe jo domosdoshmërisht këto rrugë duhet të përputhen”, tha Krasniqi.

Tutje ai tha se nuk më formula të PAN’it, dhe se organizime të tilla nuk do t’i mbështesë asnjëherë.

“Cfarëdo lloj aranzhmane të cilat asociojnë me koalicione të tipit të PAN’it dhe të VLAN’it, unë nuk do t’i mbështes asnjëherë, dhe ato asnjëherë nuk do të ndodhin”, tha ai.