Kryepeshkopi i Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi, është fronëzuar mesditën e kësaj të shtune në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se diktatura mundi të shkatërronte muret e jashtme të kishave, por nuk mundi të shkatërronte besimin dhe zemrat e besimtarëve.
Imzot Joani kujtoi gjithashtu kontributin e paraardhësve të tij dhe nderoi kujtimin e Kryepeshkopit të ndjerë, Anastas Janullatos, për predikimin e dashurisë dhe respektit ndaj çdo njeriu.
Ai theksoi se forcimi i unitetit brenda Kishës Ortodokse është një nevojë e domosdoshme për arritjen e qëllimit të saj dhe shtoi se “ruajtja dhe mbrojtja nga Perëndia është e rëndësishme për përballimin e sfidave të reja që vijnë, duke përfshirë ato teknologjike”.
Imzot Joani gjithashtu falënderoi martirët e lirisë që kontribuuan për shpërndarjen e dritës së besimit, duke theksuar se mirënjohja do të sjellë më afër Perëndinë.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...