Frikë për shëndetin e Michael Jordan - Gazeta Express
string(36) "frike-per-shendetin-e-michael-jordan"

Frikë për shëndetin e Michael Jordan

Gazeta Express

06/05/2020 20:48

Të pasionuarit e basketbollit, sidomos në Amerikë, po shijojnë dokumentarin e Michael Jordan “The Last Dance”. Mirëpo gjatë intervistave të legjendës së NBA, dallohen qartë ngjyra e theksuar e verdhë në sytë e tij në vend që të ishte e bardhë.

Cili është shkaku? Mos vallë është sëmurë? Jordan, 57 vjeç, nuk ka folur kurrë publikisht për këtë, kështu që janë shtuar spekulimet falë dokumentarit.

Lexo Edhe:

Ka nga ata që mendojnë se vuan nga verdhëza, një sëmundje e cila bën që lëkura dhe mukoza të kthehen të verdha për shkak rritjes së bilirubinës në gjak si rezultat i çrregullimeve të caktuara të mëlçisë, megjithëse ish-lojtari nuk është i njohur për probleme shëndetësore. Sëmundjet e mëlçisë si hepatiti dhe cirroza gjithashtu shkaktojnë atë ngjyrë në sy.

Komplikimet dhe mosfunksionimet në pankreas, prania e gurëve në veshka, marrja e disa ilaçeve, vuajtja e anemisë dhe sëmundjeve të tjera të rruazave të kuqe të gjakut, stresi i shtuar ose apo trashëgimia mund të jenë arsye të tjera, megjithëse në rastin e Jordan do të dukej e çuditshme, pasi kurrë nuk ka patur këtë ngjyrë të syve kur mrekullonte mbi parket.

Një mundësi tjetër është që ka probleme me mëlçinë për shkak të dietës së keqe apo konsumimi i alkoolit. Sidoqoftë, Jordan po merr vëmendjen jo vetëm me dokumentarin “The Last Dance”. Sytë e tij të verdhë kanë hapur debat e kanë frikësuar të pasionuarit e basketbollit.