Frikë për një lëndim serioz, talenti i Barcelonës u largua me barelë nga fusha - Gazeta Express
string(77) "frike-per-nje-lendim-serioz-talenti-i-barcelones-u-largua-me-barele-nga-fusha"

Frikë për një lëndim serioz, talenti i Barcelonës u largua me barelë nga fusha

Sport

Gazeta Express

22/09/2023 10:44

Talenti i Barcelonës, Vitor Roque, ka pësuar një lëndim që duket se është serioz.

Ai u lëndua në ndeshjes e fundit të Athletico Paranaense kundër Internacionalit, pasi mori një goditje nga Mario Hernandez, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ende nuk është dhënë një vlerësim nga stafi mjekësor për shkallën e lëndimit, por nga pamjet e para duket se bëhet fjalë për një lëndim serioz.

Madje, 18-vjeçari u pa në lot sa ishte i shtrirë në tok.

Vitor Roque u largua me barelë nga fusha e lojës.

Kujtojmë se sulmuesi brazilian do t’i bashkohet Barcelonës në verën e vitit të ardhshëm.

Barça kishte arritur marrëveshje për transferimin e tij për 40 milionë euro, por që tarifa e transferimit në total mund të shkoi deri në 61 milionë euro. /Gazeta Express/