Frika për koronavirusin, mjekja: E pranueshme, s’kemi kaluar ende traumën e tërmetit - Gazeta Express
string(80) "frika-per-koronavirusin-mjekja-e-pranueshme-skemi-kaluar-ende-traumen-e-termetit"

Gazeta Express

27/02/2020 15:19

Frika për koronavirusin, mjekja: E pranueshme, s’kemi kaluar ende traumën e tërmetit

Gazeta Express

27/02/2020 15:19

Koronavirusi ka shkaktuar një lloj frike dhe ankthi tek qytetarët shqiptarë edhe pse deri më tani nuk ka asnjë rast të prekurish në vendin tonë. Mjekja psikiatre, Arjana Rreli tregon se kjo situatë është disi e pranueshme, pasi shqiptarët ende nuk e kanë kaluar ankthin e shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Ka një rritje të numrit të personave që ankohen për gjendjet e ankthit. Edhe për shkak të sistuatës që parpariu nga tërmeti. Niveli stresit në raste të tilla rritet”, tha Rreli.

Lexo Edhe:

Sipas Rrelit moshat që shfaqin më shumë panik janë nga 20-50 vjeç dhe vërehet që vizitat e shëndetit mendor janë dyfishuar në krahasim me një vit me parë.

“Grupmoshat më të prekura janë ato aktive, grupmoshat nga 20 deri në 50 vjeç. Janë ata që tashmë i dinë përgjegjësitë e tyre. Një shifër e përafërt nxjërrë nga eksperienca personale është se kemi një dyfishim të rasteve”, tha mjekja.

Specialistët rekomandojnë që duhet ruajtur qetësia dhe të merremi me sa më shumë aktivitet fizik, që të anashkalojmë ndjesinë e frikës dhe ankthit gjatë kësaj periudhe./abcnews