Frika nga koronavirusi, shtyhet turneu i FIBA-s në Prishtinë - Gazeta Express
string(59) "frika-nga-koronavirusi-shtyhet-turneu-i-fiba-s-ne-prishtine"

Frika nga koronavirusi, shtyhet turneu i FIBA-s në Prishtinë

Gazeta Express

10/03/2020 10:10

Federata e Basketbollit e Kosovës ka lajmëruar se turneu i FIBA Evropës për Zhvillimin e Gjeneratave të Reja (YDF) është shtyrë, shkaku i frikës nga koronavirusi.

Nga 13 deri më 16 mars, në Prishtinë ishte paraparë të vinin edhe Maqedonia Veriore, Turqia, Rumania dhe Bullgaria, për të marrë pjesë në turneun e FIBA Evropës për Zhvillimin e Gjeneratave të Reja (YDF), transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, tre ditë para se të fillojë turneu, Federata e Basketbollit e Kosovës ka bërë të ditur se turneu është shtyrë shkaku i frikës nga përhapja e koronavirusit.

“Por, ky turne është shtyrë, për shkak të frikës nga koronavirusi, që është paraqitur në shumë shtete evropiane, duke përfshirë edhe fqinjët e Kosovës, Shqipërinë, Maqedoninë Veriore dhe Serbinë”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Në këtë turne pjesëmarrjen përveç ekipeve të Kosovës e kishin konfirmuar edhe Maqedonia Veriore, Turqia, Rumania dhe Bullgaria, me dy ekipe, një në konkurrencën e meshkujve dhe një në atë të femrave për kategorinë U15.

Por, turneu është shtyrë me kërkesën e shteteve pjesëmarrëse dhe me pajtim të FIBA Evropës. /Gazeta Express/