Frika më e madhe e pleqve – humbja e kujtesës, dëgjimit dhe shikimit - Gazeta Express

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

01/11/2021 21:51

Frika më e madhe e pleqve – humbja e kujtesës, dëgjimit dhe shikimit

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

01/11/2021 21:51

Të rriturit e urrejnë idenë që t’i shohin njerëzit e moshuar si të pambrojtur – madje të rriturit nga 18-24 vjeç fillojnë të vendosin botoks vetëm që të fshehin rrudhat e moshës

Frika më e madhe e pleqve përfshin humbjen e kujtesës, mundësinë që mos të lëvizim dhe vuajtjen kur humbim shikimin, ka zbuluar një studim i ri.

Lexo Edhe:

Një studim me 2000 të rinj ka zbuluar që shqetësimi kryesor kgjatë procesit të plakjes është kur harrojmë, humbim dëgjimin apo jemi vetëm.

Vështirësitë financiare, pamundësia për të vozitur dhe humbja e ndonjë miku të ngushtë apo anëtarëve të familjes, po ashtu janë në listën e frikës më të madhe.

Të tjerët e urrejnë idenë që ta shohin vetën të moshuar (26 për qind) apo të pambrojtur (25 për qind).

Megjithatë, më shumë se dy në pesë të rritur do të bënin gjithçka që ta mbronin vetën nga shenjat e plakjes.

Ushqimi më i shëndetshëm, bërja më shumë ushtrime dhe lyerja e flokëve janë disa nga gjërat më popullore që ata janë duke bërë gjatë kësaj kohe.

Një zëdhënës i “Scrivens Opticians dhe Hearing Care”, të cilët kanë qenë në komision të studimit tha: Të gjithë frikësohen nga plakja, por nuk duhet të jetë kjo fatkeqësi dhe gjithçka e errët.

“Ne duhet ta pranojmë plakjen më shumë se t’i frikësohem të pashmangshmes dhe të jemi mirënjohet që jemi gjallë që e kemi përjetuar atë”.

“Nëse vërtetë dëshironi që mos të plakeni, atëherë do të ishte mirë që t’i bëni disa regjime që kjo të ndodh pak më vonë”.

“Përkeqësimi i shikimit dhe dëgjimit të dyja ndodhin më herët se sa ju e mendoni”, thotë ai, transmeton GazetaExpress.  

Studimi ka zbuluar ndjenja se nuk je tërheqës (21 për qind), të kesh ndonjë shenjë (20 për qind) dhe mos kuptimi i teknologjisë (17 për qind) po ashtu shqetësojnë britanikët.

Pothuajse një nga gjashtë e tyre besojnë se janë duke e paguar hipotekën e kredisë së tyre edhe kur janë në pension.

Megjithatë, 36 për qind e të rriturve, të anketuar përmes OnePoll, kanë pranuar se nuk do të dëshironin të plakeshin – derisa më pak se një e treta e tyre e konsiderojnë vetveten të “vjetër”.

Pavarësisht se ishin grupi më i ri që ka marrë pjesë në anketë, më shumë se gjysma e tyre të moshës 18 dhe 24 kanë thënë që ata tashmë kanë bërë hapa të konsiderueshëm për të parandaluar shenjat e plakjes (55 për qind).

Operacionet, butoksi dhe fillerat e buzëve janë disa nga procedurat më ekstreme që kanë bërë këta të rinj.

Në anën tjetër, ata të moshës 45 dhe 54 vjeç më shumë kanë marrë masa të hidratimit të lëkurës, veshja e rrobave të reja apo bërja e jogës dhe ushtrimeve tjera që parandalojnë plakjen.

Për më tepër, është zbuluar që 62 për qind e të anketuarve mendojnë që të hash ushqim të shëndetshëm sa je në moshë është kruciale për ta ruajtur dukjen e re, derisa 51 për qind besojnë se testet e rregullta për sy janë të rëndësishme.

Testet e shpeshta për dëgjim nuk janë konsideruar më të rëndësishëm se ata për sy me vetëm një të tretën e të anketuarve, më 42 për qind të tyre që besojnë se dëgjimi i bën ata të duken më të vjetër, madje gjysma e tyre besojnë që kështu ata do ta rrisin kualitetin e jetës së tyre.

Dëgjimi (37 për qind) dhe shikimi (60 për qind) janë dy shenjat e plakjes që të anketuarit thonë se do t’i shqetësojnë kur ata të plakën edhe më shumë.

Studimi ka zbuluar se 64 për qind e të anketuareve nuk janë në dijeni për një lidhje në mes të humbjes së dëgjimit dhe dementias, edhe pse dëshitimi për të mbajtur mend dhe dementia është numri një i frikës kur të plakemi.

Pavarësisht shqetësimeve për plakjen, më shumë se një e treta shikojnë mënyra se si ta ndërprenë punën kur ata të plakën – një çerek shikojnë që të bëjnë teste për shikim dhe dëgjim (26 për qind).

“Përkeqësimi i shikimit dhe humbja e dëgjimit, të dyja janë në top 10 shqetësimet që njerëzit i kanë kur plakën, por shumë prej nesh ende vendosin t’i injorojnë këto shenja të dukshme, për shkak se ne i lidhim ato më plakjen”, tha zëdhënësi Scrivens.

“Ekziston ende një stigmë e madhe për ata që vendosin receptor dëgjimi, por më mirë është kjo se kur e humbisni dëgjimin. Nuk ka ndonjë kurë, por humbja e dëgjimit mund të trajtohet. Nëse njerëzit kanë nevojë për t’i ndihmuar ata që të dëgjojnë, ata do të befasohen se sa larg ka avancuar teknologjia dhe është ajo që do ia ndryshojë kualitetin e jetës”, tha ai. /GazetaExpress/