French Open mbahet në shtator dhe tetor, shkaku i koronavirusit - Gazeta Express
string(62) "french-open-mbahet-ne-shtator-dhe-tetor-shkaku-i-koronavirusit"

French Open mbahet në shtator dhe tetor, shkaku i koronavirusit

Gazeta Express

17/03/2020 17:31

French Open është shtyrë për muajt shtator dhe tetor, si pasojë e pandemisë koronavirus.

Grand slami Rolland Garros mbahet tradicionalisht nga 24 maji deri më 7 qershor, por këtë vit do të zhvillohet nga 20 shtatori deri më 4 tetor, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo nënkupton se ky turne do të mbahet vetëm një javë pas kompletimit të US Open në Nju Jork, grand slamit të fundit sipas kalendarit.

Të gjithë turnet e tenisit profesional në botë janë pezulluar për të paktën deri më 20 prill.  

French Open është zakonisht grand slami i dytë i vitit dhe turneu i fundit në terren me dhe’ i sezonit.

Por këtë vit do të jetë turneu i madh i fundit i vitit. /Gazeta Express/