Frazat më interesante të Zidane pas eliminimit nga Champions, pse nuk luajti Vinicius? - Gazeta Express
string(84) "frazat-me-interesante-te-zidane-pas-eliminimit-nga-champions-pse-nuk-luajti-vinicius"

Gazeta Express

07/08/2020 23:36

Frazat më interesante të Zidane pas eliminimit nga Champions, pse nuk luajti Vinicius?

Gazeta Express

07/08/2020 23:36

Për Zinedine Zidanen, nuk është dështim eliminimi nga Liga e Kampionëve.

Real Madridi i tij ka fituar në vitin 2020 Superkupën e Spanjës dhe La Ligën dhe për këtë, Zizu thotë se kanë zhvilluar një sezon fantastik, teksa ka lavdëruar lojtarët.

Lexo Edhe:

“Lojtarët nuk janë të lumtur, por jam krenar me ta, kanë dhënë gjithçka në fushë”, tha Zidane.

“95% e asaj që kemi bërë këtë sezon ka qenë e shkëlqyeshme”.

“A u kualifikua City me merit? Kemi humbur të dy ndeshjet… me merit janë kualifikuar”.

“Sot duhej të jepnim gjithçka në fushë dhe e kemi bërë këtë, edhe pse na ka munguar diçka”.

“Pse nuk luajti Vinicius? Unë jam trajneri, ka lojtar që hyjnë dhe dalin, sot i ka ra atij të qëndrojë në stol”.

“E ardhmja? Unë jam trajner i Real Madridit. Tani duhet të pushojmë dhe të kthehemi që të bëjmë një sezon të madh”. /Gazeta Express/