Frankfurti e fundos Werderin e Rashicës, mbijetesa në Bundesligë gjithnjë e më e paarritshme - Gazeta Express
string(91) "frankfurti-e-fundos-werderin-e-rashices-mbijetesa-ne-bundeslige-gjithnje-e-me-e-paarritshme"

Gazeta Express

03/06/2020 22:35

Frankfurti e fundos Werderin e Rashicës, mbijetesa në Bundesligë gjithnjë e më e paarritshme

Gazeta Express

03/06/2020 22:35

Eintracht Frankfurt e ka mundur bindshme 3:0 Werder Bremenin në një ndeshje të mbetur mes tyre në Bundesligë, duke ia bërë edhe më të pamundur luftën për mbijetesë skuadrës së kosovarit Milot Rashica.

Andre Silva një herë dhe Stefan Ilsanker dy herë ishin golashënuesit e Frankfurtit të mërkurën në Weserstadion, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Anësori i Kombëtares së Kosovës Rashica e nisi nga stoli këtë takim, për shkak se vinte nga një shqetësim në kofshën e këmbës nga ndeshja e fundjavës më Schalke 04.

Ëerderi vinte nga një fitore e rëndësishme ndaj Schalkes në fundjavë, por humbja e sotme e lë përsëri në pozitën e parafundit me tri pikë më pak se Mainz në vendin e 15-të, pozitë që siguron qëndrimin në elitë.

Skuadra e Rashicës do t’i ketë edhe katër ndeshje në dispozicion deri në fund për t’i shpëtuar rënies në Bundesliga 2.

Vizitorët nga Frankfurti ishin dukshëm më të mirë se bashkëlojtarët e Rashicës edhe pse vuajtën plot një orë lojë për ta gjetur rrejtën e portës së Werderit.

Silva shënoi me kokë në minutën e 61-të, duke realizuar me kokë midis dy mbrojtësve vendas.

Ilsanker e dyfishoi epërsinë dhjetë minuta para fundit, para se të shënonte sërish në minutën e 90-të.

Frankfurti tani grumbullon 35 pikë në vendin e 11-të, por ende nuk e ka të siguruar mbijetesën në elitë katër xhiro para fundit, edhe pse i ka shtatë pikë më shumë se Dusseldorfi në vendin e 16-të. /Gazeta Express/