Franco Foda flet për largimin e Etnik Brrutit: E kishim në opsion për të ardhmen - Gazeta Express
string(79) "franco-foda-flet-per-largimin-e-etnik-brrutit-e-kishim-ne-opsion-per-te-ardhmen"

Futboll

Gazeta Express

17/03/2025 12:18

Franco Foda flet për largimin e Etnik Brrutit: E kishim në opsion për të ardhmen

Futboll

Gazeta Express

17/03/2025 12:18

Selektori Franco Foda e ka komentuar largimin e Etnik Brrutit nga Kombëtarja U-21 e Kosovës për t’iu bashkuar Kombëtares shqiptare.

Trajneri gjerman zbulon se futbollisti i Malishevës nuk ishte në plan të Dardanëve për dy ndeshjet e marsit ndaj Islandës, por insiston se e kishte në plan lojtarin për të ardhmen.

“Për ne me rëndësi është që të kemi lojtarë që duan të luajnë për Kosovën, që duan të luajnë me zemër për Kosovën. Por, Brruti tash ka vendosur të luajë për Shqipërinë dhe i urojmë suksese.”

“Nuk ka pasur ftesë për të për ndeshjet e muajit mars pasi kemi vendosur për lojtarë të tjerë. Por për të ardhmen ka qenë një opsion real për Kombëtaren A.”

Brruti ndërkohë u ftua nga selektori i Kombëtares shqiptare, Sylvinho për ndeshjet e marsit. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement