Franco Foda beson se Kosova mund të kualifikohet në Botëror - Gazeta Express
string(59) "franco-foda-beson-se-kosova-mund-te-kualifikohet-ne-boteror"

Futboll

Gazeta Express

06/10/2025 12:28

Franco Foda beson se Kosova mund të kualifikohet në Botëror

Futboll

Gazeta Express

06/10/2025 12:28

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka mbajtur sot një konferencë për shtyp në prag të dy ndeshjeve të tetorit, kundër Sllovenisë këtë të premte dhe më pas ndaj Suedisë të hënën që vjen.

Trajneri gjerman u shpreh optimist për përballjet e këtij muaji, sidomos për atë ndaj sllovenëve në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan “Gazeta Express”.

Madje, nuk e fshehu ëndrrën për ta kualifikuar Kosovën në Botëror, sidomos pas fitores dhe paraqitjes së madhe ndaj suedezëve.

“Të gjithë besojmë që mund ta arrijmë së paku vendin e dytë. E kam potencuar se duhet të paraqitemi si ekip, i kemi këto emocione. Por, për ta arritur vendin e dytë duhet të luajmë si ndaj Suedisë. Duhet ta kemi një shpirt ekipor, është një grup i vështirë, por tash edhe ekipi beson se mund të kualifikohemi tutje, kjo është mjaft e rëndësishme”, deklaroi Foda. /Gazeta Express