Françeska zbulon sekretin e Heidit? - Gazeta Express
string(34) "franceska-zbulon-sekretin-e-heidit"

Françeska zbulon sekretin e Heidit?

TV/Film

Gazeta Express

03/04/2024 21:57

Ndërkohë që kanë bërë të pamundurën që të shtiren në sy të banorëve, mesa duket Françeska ka arritur të zbulojë sekretin e Lidit dhe Heidit.

Prej disa ditësh tashmë, Heidit i është dhënë një mision sekret, sipas të cilit ajo duhet të bëjë të gjithë banorët të besojë se ka dy vëllezër dhe jo një, siç kishte deklaruar më parë.

Lexo Edhe:

Mbrëmjen e kaluar, Amarildo Delia ishte banori i ri që u bë pjesë e “BBVIP”, i cili ka hyrë menjëherë në rol duke pretenduar se është vëllai i Heidit.

Ndërkohë që kanë bërë të pamundurën që të shtiren në sy të banorëve, mesa duket Françeska ka arritur të zbulojë sekretin e Lidit dhe Heidit.

Teksa dyshja ka qenë në lavanteri, duke biseduar për misionin e tyre, Françeska i ka përgjuar pas dere, duke lënë kështu të nënkuptohet se ka kuptuar diçka nga marrëdhënia e tyre.

Deri tani Françeska nuk e ka ndarë këtë detaj me banorët por vijon të ketë dyshime të shumta tek marrëdhënia e tyre.