Teksa ecnin përreth pishinës, Roza dhe Françeska kanë folur lidhur me një prej banoreve të shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri, Erjola Docin.
Siç e kemi parë Erjola dhe dy banoret në fjalë kanë një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën.
E ndërsa pasditen e sotme ato kanë analizuar lojën e Erjolës teksa Françeska shprehet se Erjola bën gjëra të cilat i mendon se vlejnë për të kapur një situatë dhe kur vjen puna tek vetja e saj kthehet në një njeri komplet tjetër.
“Mendoj që ndonjëherë është kjo dispozita për të krijuar dhe jo sepse ti e ndjen për ta bërë, që çon drejt disa reagimeve të tepërta dhe pastaj kur kthehet tek vetvetja në fakt nuk do i bënte. Mendoj që Erjola i bën gjërat duke menduar ’kjo është për të kapur një situatë’ edhe e bën. Dhe kur kthehet tek vetvetja kthehet tek ajo që është zemër madhe, fal, nuk e ka problem, nuk i bën shumë përshtypje..”- u shpreh Erjola.