Françeska akuzon Sarën: Është një gënjeshtare e vogël! - Gazeta Express
string(52) "franceska-akuzon-saren-eshte-nje-genjeshtare-e-vogel"

Françeska akuzon Sarën: Është një gënjeshtare e vogël!

TV/Film

Gazeta Express

01/03/2024 20:55

Gjatë një bisede të zhvilluar ditën e sotme mes Fationit dhe Françeskës, kjo e fundit ka deklaruar se Sara ka gënjyer për shumë gjëra brenda shtëpisë së ‘BBV3’.

Sipas Françeskës, Sara nuk ka fituar ‘Miss Globe Shqipëria’, dhe për këtë ajo është e sigurt sepse përpara se të hynte brenda shtëpisë së ‘BBV3’ ka kërkuar lidhur me Sarën.

Lexo Edhe:

‘U bë Sara të flasi për mua? Aman! E di sa gënjen Sara? E para se s’ja kam thënë se nuk dua ta nxjerr keq tek banorët, ajo ka thënë që: ‘Kam fituar dy ‘Miss-a’, ajo nuk ka fituar ‘Miss Globe Shqipëria’ sepse unë kam kërkuar për Sarën përpara se të vija.

Thjesht ja kanë vënë titullin, kështu ‘hec’ por që të futet në konkurs të konkurrojë dhe të fitojë nuk ka shans! Po ajo gënjen, është një gënjeshtare e vogël që gënjen për çdo gjë!’- ka thënë ajo.