Francë: Tre të vdekur nga goditja e ortekut - Gazeta Express
string(42) "france-tre-te-vdekur-nga-goditja-e-ortekut"

Francë: Tre të vdekur nga goditja e ortekut

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 12:35

Së paku tre persona kanë humbur jetën nga orteku në jug të Francës.

Aksidenti ndodhi në Villar-d’Arene në rajonin francez Hautes-Alpes (Alpet e Larta).

Lexo Edhe:

Xhandarmëria e Briancon-it, qyteti në lartësinë më të lartë mbidetare në Francë, tha se orteku ra në kanionin, i cili ndodhet në një lartësi mbidetare prej 3.169 metra.

Ekipet e shpëtimit të Francës dhe xhandarmëria dhe shërbimet malore nën ortek nxorën trupat e tre personave të vdekur.

Enti Meteorologjik i Francës lëshoi paralajmërim për ortekë të mundshme në gjashtë rajone në juglindje të Francës.