Francë, ish-bashkëshorti vret gruan, më pas veten para gjykatës - Gazeta Express
string(61) "france-ish-bashkeshorti-vret-gruan-me-pas-veten-para-gjykates"

Lajme

Gazeta Express

22/02/2024 7:35

Francë, ish-bashkëshorti vret gruan, më pas veten para gjykatës

Lajme

Gazeta Express

22/02/2024 7:35

Një burrë vrau veten dhe gruan jashtë gjykatës në jug të Francës ditën e djeshme, për ndarjen e pronës gjë e cila solli që ish-bashkëshorti të qëllonte për vdekje 66-vjeçaren dhe më pas veten.

“Një grua 66-vjeçare u sulmua nga një burrë 72-vjeçar që po e priste jashtë gjykatës. Teksa ajo afrohej, ai eci drejt saj me armën në dorë dhe e qëlloi nga afër në kokë. Menjëherë u krijua një pellg gjaku dhe kalimtarët nisën të ulërinin, para se burri të kthente armën nga vetja e të qëllonte”, tha për mediat vendase një dëshmitar.

Lexo Edhe:

Fabrice Belargent, prokurori publik i Montpellier konfirmonte se çifti ishin divorcuar në 2016, dhe kishin një takim në ora 14:00 në gjykatë për të diskutuar ndarjen e aseteve të tyre. Burri raportohej se kishte precedentë të sulmeve fizike ndaj gruas gjatë kohës që ishin të martuar,por nuk kishte procedime në progres apo urdhër mbrojtjeje ndaj tij.