Francë, blen armë nga shqiptarët për të mbrojtur gruan e tij prostitutë - Gazeta Express
string(70) "france-blen-arme-nga-shqiptaret-per-te-mbrojtur-gruan-e-tij-prostitute"

Gazeta Express

24/09/2020 9:24

Francë, blen armë nga shqiptarët për të mbrojtur gruan e tij prostitutë

Gazeta Express

24/09/2020 9:24

Një rast të veçantë trajtoi gjykata franceze e Lionit këtë të martë, kur dënoi me 9 muaj burg një person për armëmbajtje pa leje.

“Lyonmag” raporton se rasti u zbulua nga ankesa e pronarit të një ndërtese, i cili lajmëroi policinë. Në banesën e qiramarrësit u zbuluan disa armë dhe gëzhoja, si dhe 13.000 euro kesh.

Lexo Edhe:

Para hetuesve, i pandehuri shpjegoi se i kishte marrë armët nga shqiptarët për t’ua shitur më pas gjuetarëve të derrave të egër në Madagaskar. Por, më vonë pranoi se armët i duheshin për të mbrojtur gruan e tij, e cila ishte prostitutë.