Franca vaksinon mbi 50 milionë qytetarë - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

17/09/2021 21:02

Franca vaksinon mbi 50 milionë qytetarë

Lajme

Gazeta Express

17/09/2021 21:02

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka njoftuar se numri i qytetarëve që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19 ka kaluar mbi 50 milionë.

Këtë shifër qeveria franceze kishte synuar ta mbërrinte në fund të muajit gusht.

Lexo Edhe:

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Macron tha se “vaksina shpëton jetë, kurse virusi vret, është kaq e thjeshtë”.

Pas një fillimi të ngadaltë, Franca tani ka një nga nivelet më të larta të vaksinimit në botë.

Rreth 3,000 punonjës shëndetësorë në Francë u pezulluan nga puna, pasi nuk ishin të vaksinuar kundër koronavirusit.

Autoritetet thonë se shumica e të shtruarve në spital javëve të fundit, janë pacientë të pavaksinuar.

Që nga fillimi i pandemisë, Franca ka konfirmuar mbi 113,000 viktima nga koronavirusi.