Franca ka dislokuar avionë luftarakë Rafale mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për t’i mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha të martën ministri i jashtëm Jean-Noël Barrot.
“Ata kryen operacione të sigurisë së hapësirës ajrore mbi bazat tona”, i tha Barrot filialit të CNN, BFMTV. Barrot nuk dha më shumë detaje mbi misionet e kryera nga avionët, apo nëse ata kanë qenë të përfshirë në rrëzimin e ndonjë droni apo rakete që mund t’i kërcënonte bazat.
Franca ka qenë kritike ndaj sulmit SHBA-Izrael kundër Iranit, me presidentin Emmanuel Macron që tha se operacioni u zhvillua “jashtë kornizës së së drejtës ndërkombëtare, të cilën ne nuk mund ta miratojmë”.
Por me konfliktin që po zgjerohet me shpejtësi në të gjithë Lindjen e Mesme, ajo ka zhvendosur më shumë mjete ushtarake në terren duke dislokuar aeroplanmbajtësen e saj me energji bërthamore Charles de Gaulle dhe fregatat e saj shoqëruese në Mesdhe.
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...