Franca shpreson në lirimin e Igor Popovicit: Anëtarët e ekipeve negociatore duhet të lëvizin lirshëm e sigurt në dy vendet - Gazeta Express
string(121) "franca-shpreson-ne-lirimin-e-igor-popovicit-anetaret-e-ekipeve-negociatore-duhet-te-levizin-lirshem-e-sigurt-ne-dy-vendet"

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 14:29

Franca shpreson në lirimin e Igor Popovicit: Anëtarët e ekipeve negociatore duhet të lëvizin lirshëm e sigurt në dy vendet

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 14:29

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka lëshuar një komunikatë për media duke thënë se Franca mbështetë ndërmjetësimin evropian që synon normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Express.

Siç thuhet në reagim, kjo kërkon që negociatorët dhe ekipet e tyre të jenë në gjendje të lëvizin lirshëm dhe të sigurt brenda dy vendeve, duke shtuar se shpresojnë që Igor Popovic si zëvendës i Petar Petkoviqit të lirohet sa më shpejt të jetë e mundur.

“Shpreson që zëvendësnegociatori serb, z. Igor Popoviç, të lirohet sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në reagim.

“Franca u kërkon të dyja palëve të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të dëmtojë rifillimin e dialogut. Ajo mirëpret përpjekjet e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në këtë drejtim”, përfundon njoftimi./Express/