Franca regjistron fitoren e dytë, vendos goli i Pavardit - Gazeta Express
string(55) "franca-regjistron-fitoren-e-dyte-vendos-goli-i-pavardit"

Sport

Gazeta Express

27/03/2023 22:48

Franca regjistron fitoren e dytë, vendos goli i Pavardit

Sport

Gazeta Express

27/03/2023 22:48

Franca ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Pas fitores ndaj Holandës para tre ditësh, “Gjelat” sonte triumfuan në udhëtim ndaj Irlandës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Aviva” përfundoi me rezultatin 0:1.

Golin e vetëm dhe të fitores për francezët e shënoi Benjamin Pavard, në minutën e 50-të.

Franca pas kësaj fitore ka gjashtë pikë dhe prin në Grupin B, kurse Irlanda është në pozitën e parafundit (4) me zero pikë. /Gazeta Express/