Franca do të dislokojë sisteme kundërraketore dhe kundërdronë në Qipro, pas sulmit me dron ndaj bazës britanike RAF Akrotiri.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, e informoi homologun qipriot, Nikos Christodoulides, për vendimin, i cili u konfirmua edhe nga burime qeveritare, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Lajmi vjen disa orë pasi Greqia ofroi ndihmë për Qipron, duke i dërguar katër avionë luftarakë F-16.
Sulmi i një dite më parë në bazën britanike RAF Akrotiri dyshohet se u krye me një dron iranian, Shahed, i cili u lëshua nga Hezbollahu – grup militant libanez, i lidhur me Iranin.
Sulmi shkaktoi vetëm dëme të kufizuara në pistë./REL/