Franca eliminohet nga Liga e Kombeve - Gazeta Express
string(36) "franca-eliminohet-nga-liga-e-kombeve"

Sport

Gazeta Express

13/06/2022 23:35

Franca eliminohet nga Liga e Kombeve

Sport

Gazeta Express

13/06/2022 23:35

Franca, e cila fitoi Ligën e Kombeve në vitin 2021, është eliminuar nga kjo garë që në fazën e grupeve.

Francezët pësuan humbje sonte edhe nga Kroacia, që ishte kjo humbja e dytë nga katër ndeshje në Grupin 1 të Ligës A.

“Gjelat” humbjen tjetër e pësuan nga Danimarka, shkruan Gazeta Express.

Franca është e fundit në këtë grup me vetëm dy pikë, pasi ka barazuar një herë me Kroacinë dhe Austrinë.

Danimarka prin në këtë grup me nëntë pikë, që nënkupton se Franca nuk ka gjasa më për vendin e parë, që dërgon në “Play-Off”.

Në fazën e grupeve zhvillohen nga gjashtë ndeshje, teksa deri më tani janë zhvilluar katër sosh. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement