Një 22-vjeçar, i përshkruar si terrorist recidivist, të martën ka tentuar t’ia rrëmbejë armën një polici në stacionin e Policisë në Annecy të Francës, duke thirrur “Allahu akbar”.
Gazeta e famshme franceze, Le Parisien raportoi për udhëtimin shqetësues të Noe E.. Sipas të përditshmes parisiene, ai paraprakisht kishte shkelur në Arabinë Saudite dhe në Kosovës, përcjell Gazeta Express.
22-vjeçari raportohet se ishte në paraburgim ditën e incidentit. Ai ishte dënuar për terrorizëm. Prokuroria lokale tashmë ka nisur hetimet pasi u zbuluan detaje për udhëtimet e mëparshme të tij.
“A po planifikonte Noé E., 22 vjeç të kryente një sulm të përgjakshëm terrorist në tokën franceze? Apo është thjesht një keqkuptim?”. Këto janë pyetjet që i shtron gazeta franceze në një artikull.
Le Parisien shkruan se “një mister i trashë qëndron mbi qëllimet e këtij të riu nga Haute-Savoie që nga arrestimi i tij më 22 nëntor, në kthimin e tij nga një udhëtim në tokat islame”.
Pasi sulmoi një polic nga stacioni i policisë në Annecy, ku u mor në pyetje për udhëtimin e tij, ai u dërgua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Brendshme përpara se të akuzohej përfundimisht të premten më 25 nëntor në Paris dhe të burgosej.
Dashamirës të kuzhinës italiane në Prishtinë, përgatituni për të shijuar pasta, pica dhe sallata të shijshme, pasi Vapiano është...